Prishtinë, 10 gusht 2026 11:26
“Pasaportat e Kosovës janë fuqizuar dukshëm dhe sivjet, në 2026, radhitet në vendin e 57-të, krahasuar me vendin e 108-të në vitin 2021. Kemi shënuar përparim të rëndësishëm në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit, duke çuar tutje procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, duke avancuar statusin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, si dhe duke aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Njëkohësisht kemi siguruar anëtarësim në 15 organizata të huaja, duke zgjeruar integrimin e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë”, tha ai.Kurti: Kosova parashikohet të ketë rritjen më të shpejtë ekonomike në Evropë
Në fjalën e tij, Kurti u ndal edhe te zhvillimi ekonomik i vendit. Sipas tij, Kosova po renditet ndër ekonomitë me ritmin më të madh të rritjes ekonomike.
“Si qeveri kemi punuar për të renditur Kosovën ndër ekonomitë me ritmin më të madh të rritjes ekonomike. Sipas të dhënave të fundit Monetare Ndërkombëtare, Kosova parashikohet të mbetet vendi me rritjen më të shpejtë ekonomike në Evropë, me rreth 4%. Kemi dyfishuar eksportet, duke përmirësuar raportin eksport-import nga 1 me 9 sa ishte, në 1 me 6 sa është. Gjatë viteve të kaluara, investimet e huaja direkte kanë kaluar për herë të parë shumën prej 1 miliard eurosh. Të hyrat buxhetore janë rritur e bashkë me to edhe shpenzimet kapitale”, tha Kurti.
Sipas Kurtit, gjithë ky progres e bën Kosovën një aktor edhe më të besueshëm në arenën globale, andaj sipas tij, nuk është rastësi që tash nuk ndodhemi më në vendet e konsideruara si të brishta e të cenueshme.
“Gjatë muajit të kaluar, Bashkimi Evropian ka dërguar njoftimin zyrtar se Kosova do të përfitojë 206.4 milionë euro nga fondet e saj në kuadër të me programeve IPA për vitet 2026 dhe 2027. Pjesa më e madhe e këtyre fondeve do të investohen në projekte të infrastrukturës si energji, mjedis, menaxhim të kufijve, si dhe qeverisjes të mirë dhe avancim të sundimit të ligjit. Do të vazhdojmë angazhimin tonë për t’i siguruar Kosovës statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, për t’i filluar negociatat për anëtarësim, duke vijuar njëkohësisht zbatimin e reformave të cilat rrjedhin nga procesi i integrimit evropian”, nënvizoi Kurti.
Kurti: Ambasadorët të promovojnë artistët dhe shkencëtarët e Kosovës
Në pjesën përmbyllëse të fjalimit, Kurti theksoi rëndësinë e diplomacisë publike në promovimin e Kosovës në botë.
“Diversiteti kulturor, një popullsi e re dhe e aftë për ta përdorur teknologjinë e informatikës, si dhe një diasporë e madhe me vullnet të paepur dhe përkushtim të padiskutueshëm për të kontribuuar në zhvillimin e vendit, e bëjnë Kosovën një shtet me potencial të konsiderueshëm për diplomaci publike”, tha ai.
Kurti u bëri thirrje ambasadorëve që gjatë aktiviteteve të tyre jashtë vendit të promovojnë artistët, shkencëtarët, shkëmbimet kulturore e arsimore dhe potencialin e diasporës.
“Në kuadër të aktiviteteve tuaja, ju ftoj të promovoni sa më shumë artistët tanë, shkencëtarët tanë, shkëmbimet kulturore e arsimore, potencialin e diasporës, si dhe iniciativat që pasqyrojnë vlerat, identitetin dhe arritjet e Kosovës”, tha ai.

Bizneset kosovare po zgjerojnë praninë e tyre në veri
Ramadani premton transparencë në hetimin për vrasjen e Arlinda Zekajt
Kurti fton diasporën në Francë të investojë në Kosovë
Gati tri dekada pas luftës, vetëm 77 persona të dënuar për krime lufte në Kosovë
Shqiptarët e Luginës votojnë për Këshillin Kombëtar, katër lista garojnë për 29 ulëse
Nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Lista Studentore rrëzoi Vuçiqin, por jo retorikën nacionaliste ndaj Kosovës