Prishtinë, 9 gusht 2026 12:30
Muralet në Çair të Maqedonisë së Veriut, që paraqesin figurat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, emblemën e UÇK-së dhe simbole të tjera të luftës së shqiptarëve, janë përdhosur.
Ngjarja ka nxitur reagimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), dega në Çair, e cila e ka dënuar ashpër aktin, duke e cilësuar si veprim shqetësues ndaj figurave dhe simboleve të luftës së shqiptarëve.
Sipas BDI-së, përdhosja merr një peshë edhe më të madhe për shkak të kohës kur ka ndodhur, pikërisht në përvjetorin e masakrës ku ra Komandant Teli.
“Nuk mund të mos shqetësohemi për atmosferën që po krijohet në vend. Një pushtet i nënshtruar politikisht ka krijuar terren ku elementet radikale nacionaliste ndihen gjithnjë e më të inkurajuara të provokojnë shqiptarët, të prekin gjuhën e tyre, simbolet dhe tani edhe figurat e dëshmorëve”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Partia ka ndërlidhur këtë rast edhe me një tjetër zhvillim të fundit, duke pretenduar se gjuha shqipe është hequr nga tabelat shtetërore në Tabanoc.
“Dje u hoq gjuha shqipe nga tabelat shtetërore në Tabanoc. Sot përdhoset Adem Jashari, Komandant Teli dhe emblema e UÇK-së në Çair”, thuhet më tej në reagim.
BDI-ja ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme që të ndërmarrë veprime urgjente për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e motiveve të rastit.
“Kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme që urgjentisht të identifikojë autorët, të sqarojë motivet dhe t’i nxjerrë para përgjegjësisë. Presim reagim institucional, jo heshtje”, përfundon reagimi i BDI-së.

Nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë
BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Kurti fton shqiptarët e Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Pesë të vdekur dhe mbi dhjetë të plagosur nga të shtënat në qendër të Krakovit
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista