Prishtinë, 09 Gusht 2026 19:01
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas deklaratave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në Beograd, ku ai përsëriti qëndrimin e Ukrainës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Përmes një postimi në platformën X, Konjufca ka shprehur keqardhje për këtë qëndrim, duke theksuar se Kosova ka qenë në krah të Ukrainës që nga dita e parë e agresionit të plotë rus.
“Që nga dita e parë e agresionit të plotë të Rusisë, Kosova ka qëndruar pa mëdyshje me Ukrainën”, ka shkruar Konjufca.
Konjufca ka bërë edhe një krahasim me Serbinë, duke theksuar se Kosova ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, ndërsa Serbia nuk është rreshtuar me sanksionet e BE-së të vendosura për shkak të luftës së agresionit rus në Ukrainë.
“Që nga dita e parë e agresionit të plotë të Rusisë, Kosova ka qëndruar pa mëdyshje me Ukrainën”, ka shkruar Konjufca.
Konjufca ka bërë edhe një krahasim me Serbinë, duke theksuar se Kosova ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, ndërsa Serbia nuk është rreshtuar me sanksionet e BE-së të vendosura për shkak të luftës së agresionit rus në Ukrainë.
“E marrim me keqardhje deklaratën e Presidentit Zelenskyy në Beograd, ku ai rikonfirmoi mosnjohjen e Republikës së Kosovës nga Ukraina.
Që nga dita e parë e agresionit të plotë të Rusisë, Kosova ka qëndruar pa mëdyshje në krah të Ukrainës. Ne e dënuam pushtimin, u rreshtuam plotësisht me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian (CFSP), vendosëm sanksione ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, ofruam ndihmë humanitare dhe strehim për gazetarët ukrainas, si dhe dhamë ndihmë dhe trajnime ushtarake në mbështetje të mbrojtjes së Ukrainës. Këtë e bëmë pavarësisht mosnjohjes së shtetit tonë nga Ukraina, sepse solidariteti me një popull që mbron lirinë, sovranitetin dhe integritetin e tij territorial është çështje parimi”, tha Konjufca.

Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor
Gjykata Kushtetuese: Kuvendi është konstituar, formimi i Qeverisë nuk është antikushtetues
Islami: Serbia vazhdon luftën hibride dhe propagandën kundër institucioneve të Kosovës
Kurti në New York kërkon bazë të përhershme amerikane në Bondsteel dhe hapjen e arkivave nga Serbia
Kurti takon të dërguarën britanike për Ballkanin, diskutojnë për marrëdhënien Kosovë – Serbi dhe rrugën euroatlantike
Kurti takon Kallasin: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia
Aksident i rëndë në rrugën Landovicë-Gjonaj, humb jetën një motoçiklist
Foda para sfidës me Irlandën: Kosova synon fitore, Muriqi kapiten
Kosova dhe SHBA-ja forcojnë partneritetin në mbrojtje, synohet avancimi i kapaciteteve të FSK-së