Prishtinë, 8 gusht 2026 20:17
Një vendim i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës ka nxjerrë në pah se një pjesëtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) i është hequr shtetësia e Republikës së Kosovës, pasi autoritetet kosovare kanë konstatuar se ai është pjesëtar i forcave policore të një shteti tjetër.
Bëhet fjalë për Vido Gjuriçiq, i lindur më 11 shkurt 1973 në Mitrovicë, për të cilin MPB-ja ka marrë vendim më 6 gusht 2026 për heqjen e shtetësisë së Kosovës.
Sipas dokumentit të MPB-së, Gjuriçiq ka qenë njëkohësisht shtetas i Kosovës dhe i Serbisë. Në arsyetimin e vendimit thuhet se ai është “anëtar i forcave policore të një shteti tjetër” dhe se për këtë nuk ka marrë pëlqimin e organit kompetent të Republikës së Kosovës.
Dokumenti i MPB-së e lidh këtë veprim edhe me çështje të sigurisë, duke vlerësuar se angazhimi i tij në strukturat policore të një shteti tjetër lidhet me veprimtari që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës.
Rasti është bërë publik pasi Gjuriçiq është ndaluar të enjten në mbrëmje në pikëkalimin kufitar në Jarinjë. Policia e Kosovës ka konfirmuar ndalimin dhe ka bërë të ditur se personi është nga Kosova dhe është marrë në pyetje.
Sipas Policisë, marrja në pyetje nuk nënkupton domosdoshmërisht se personi do të dërgohet në mbajtje.
Megjithatë, dokumenti i MPB-së i datës 6 gusht e vendos rastin në një kontekst më të gjerë, pasi për herë të parë në këtë rast bëhet e qartë se autoritetet kosovare kanë ndërmarrë një masë administrative ndaj një shtetasi të Kosovës për shkak të anëtarësimit të tij në strukturat policore të Serbisë.
Vendimi ngre gjithashtu çështjen e shtetasve të Kosovës që mbajnë shtetësi të dyfishtë dhe njëkohësisht janë të angazhuar në institucionet e sigurisë së një shteti tjetër, veçanërisht në rastet kur institucionet kosovare e konsiderojnë një angazhim të tillë të cenojë sigurinë kombëtare.

Gjenden mbetje mortore të 11 trupave në Zubin Potok
Bizneset shqiptaro-gjermane kërkojnë bashkëpunim më të madh: Synim investimet strategjike në Kosovë
Kurti: Pa marrëveshje për presidentin do të thoshte shkuarje në zgjedhje të reja
11 aksidente me tren në gjashtëmujorin e parë të vitit – problem sinjalistika
Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon sot në ora 11
Katër produkte të deklaruara si qumësht rezultojnë jokonforme, Agjencia e Ushqimit urdhëron tërheqjen nga tregu
Pjesëtarit të MUP-it serb, i merret shtetësia e Kosovës
Zjarri po u afrohet shtëpive në Vranjefc të Prishtinës