Prishtinë, 9 gusht 2026 09:05
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas ndërprerjes së seancës konstituive ka thënë se Vetëvendosje nuk propozoi kandidat për kryetar të Kuvendit, ndonëse i ka votat, pasi sipas tij pa marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit vendi do të shkonte në zgjedhje të reja.
Kurti tha se kërkesa e tij është që liderët e partive parlamentare të takohen dhe të arrijnë një marrëveshje për konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit apo presidentes.
“Meqenëse çfarëdo konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje politike që do të garantonte qëndrimin në sallë dhe votimin për Presidentin e Republikës, pashmangshëm do të na shpiente tek zgjedhjet e reja, të përsëritura, të parakohshme, të paarsyeshme, të nevajshme dhe gjithsesi të dëmshme.”
Ai tha se përpjekjet për arritjen e marrëveshjes duhet të vazhdojnë dhe se gjatë orëve të fundit ka zhvilluar takim, ka dërguar letra dhe mesazhe për takime me liderët e partive politike.
“Nuk ka kuptim që të mos bëjmë marrëveshje. Nuk ka kuptim që të mos bashkëbisedojmë. Në këto orët e fundit, ndërmjet fillimit të seancës për konstituimin e Kuvendit dhe vazhdimit të kësaj seance, unë kam pasur takim, gjithashtu kam shkruar letra, kam shkruar letra që ftojnë për takim, kam shkruar letra që japin përgjigje për qëndrimet në mungesë të takimeve, kam shkruar mesazhe telefonike për t’u takuar me liderët e partive politike, dhe unë nuk besoj që duhet t’i shpallim përpjekjet e dështuara apo të përfunduara.”
Kurti tha se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit nuk është vetëm e Vetëvendosjes, ndërsa theksoi se presidenti duhet të jetë mbi partiak dhe një personalitet me karakter të dëshmuar.
“Presidenti duhet të jetë mbi partiak, jashtë polemikave ditore, jo në këtë skenën aktuale politike, por një personalitet me karakter të dëshmuar, me vlera e merita profesionale e kombëtare.”
Ai u bëri përsëri thirrje krerëve të Partisë Demokratike të aKosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për takim.
“Prandaj edhe një herë u bëj thirrje kryetarit të PDK-së, Bedri Hamzës, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, kryetarit të Aleancës, Ardian Gjinit, që të bisedojmë duke u takuar, dhe duke u takuar të merremi vesh, të bëjmë marrëveshje politike për rrugën e përbashkët përpara, për hir të institucioneve të Republikës dhe popullit të Kosovës e të ardhmes së tij.”
Duke folur për hedhjen e vezëve ndaj tij nga deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, Kurti tha se është i gatshëm ta paguajë këtë çmim nëse kjo do të sillte takimin me liderët e partive.
“Nëse gjuajtja me vezë dhe goditja e sakos dhe pantallonave të kryeministrit nga vezët që i hedh një deputete është çmimi që unë duhet ta paguaj në mënyrë që ata të ulen dhe bisedojnë jam i lumtur ta paguaj këtë çmim vetëm të vijnë në takim. Unë nuk ankohem që ata hedhen vezë, ankohem që ata nuk duan të takohen”.

Kurti në New York kërkon bazë të përhershme amerikane në Bondsteel dhe hapjen e arkivave nga Serbia
Kurti takon të dërguarën britanike për Ballkanin, diskutojnë për marrëdhënien Kosovë – Serbi dhe rrugën euroatlantike
Kurti takon Kallasin: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia
Kurti kërkon mbështetjen e Kuvajtit që Kosova të fitojë statusin e vëzhguesit në OBI
Kurti takohet me Erdoganin, diskutojnë edhe për aktgjykimin e Speciales
Çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ngrihet para kongresistit amerikan
Hallgrimsson: Barazimi me Kosovën do të na kënaqte
Stradner: Regjimi i Vuçiqit drejt zgjedhjeve, ndërsa Qeveria serbe merr pjesë në panel në Rusi