Prishtinë, 7 gusht 2026 18:34
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka marrë vendim që shefi i Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq, të shpallet person i padëshirueshëm (non grata) në Republikën e Kosovës, duke i ndaluar përgjithmonë hyrjen, qëndrimin dhe kalimin transit në territorin e vendit.
Sipas Sveçlës, vendimi është marrë pas deklaratave publike të Luçiqit, të cilat, sipas tij, bien ndesh me rendin kushtetues, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
Ministri theksoi se askush nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës dhe prej aty të veprojë apo të deklarohet kundër shtetësisë dhe autoritetit të institucioneve të saj. Ai shtoi se institucionet nuk do të tolerojnë promovimin apo mbështetjen e politikave që cenojnë sovranitetin e vendit.
Sveçla ritheksoi se Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran, duke nënvizuar se institucionet do të vazhdojnë të mbrojnë me vendosmëri rendin kushtetues, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale