Prishtinë, 5 gusht 2026 18:32
Takimi ndërmjet liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministrit në detyrë Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar sërish pa arritjen e një marrëveshjeje për formimin e institucioneve.
Takimi u zhvillua pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së dhe ishte i dyti brenda dy ditëve mes dy liderëve.
Pas përfundimit të takimit, Kurti deklaroi se nuk ka lajme, ërderisa s’ka marrëveshje.
“Po, kur ta realizojmë marrëveshjen, do të mund t’ju njoftojmë”, tha ai.
E pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, Abdixhiku u pyet nga gazetarët nëse gjatë ditës pritet të zhvillohet një takim me Kurtin.
Ai tha se nuk ka asgjë të re përtej asaj që ka deklaruar në konferencën për media të mbajtur një natë më parë.
“Më lejoni pak kohë. Nuk ka asgjë tjetër”, deklaroi Abdixhiku.
Edhe takimi i së martës, që zgjati rreth tre orë, nuk solli marrëveshje politike për formimin e institucioneve.
Megjithatë, të dy palët kanë lënë të hapur mundësinë e vazhdimit të dialogut. Kurti ka theksuar se ekziston interesim për bashkëpunim me LDK-në për progres të përshpejtuar, ndërsa Abdixhiku ka ritheksuar qëndrimin e LDK-së se synon balancë institucionale.
Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se seanca konstituive do të mbahet nesër në orën 10:00, në përpjekje për të avancuar procesin e krijimit të institucioneve të reja.

Kurti kërkon mbështetjen e Kuvajtit që Kosova të fitojë statusin e vëzhguesit në OBI
Kurti takohet me Erdoganin, diskutojnë edhe për aktgjykimin e Speciales
Çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ngrihet para kongresistit amerikan
PDK procedon në Kuvend ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara
Kurti në takim me kongresistin amerikan: Vendimi i Speciales ka pasaktësi faktike e gabime ligjore
Kryeministri Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Xhamia e Burojës drejt përfundimit të restaurimit, së shpejti i kthehet komunitetit
Trump në OKB falënderon Kosovën për kontributin me trupa në Gaza
Administrata Tatimore e Kosovës forcon inspektimin dhe mbledhjen e borxheve me 39
Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami