Prishtinë, 4 gusht 2026 21:11
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka kërkuar Ekuadorit të shqyrtojë mundësinë e njohjes së Republikës së Kosovës, gjatë takimit me ambasadorin e këtij vendi, Esteban Assar Moscoso Bohman, i cili paraqiti Letrat Kredenciale në një ceremoni zyrtare në Tiranë.
Gjatë bisedës, kreu i shtetit shqiptar uroi ambasadorin për detyrën e re diplomatike dhe shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe me Ekuadorin, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.
Begaj vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të organizatave ndërkombëtare, ndërsa nënvizoi rëndësinë që do të kishte një vendim i Ekuadorit për njohjen e Kosovës.
Sipas Begajt, njohja e Kosovës nga Ekuadori do të përbënte një kontribut të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale