Prishtinë, 4 gusht 2026 12:27
Analistja Ivana Stradner ka kritikuar vendimin e Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për ta mbajtur sesionin vjetor të vitit 2027 në Beograd, duke vlerësuar se ky hap i jep legjitimitet presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pavarësisht prapakthimit demokratik në Serbi.
Në një opinion të publikuar nga Stradner, thuhet se Vuçiq po përballet me sfidën më të madhe politike gjatë më shumë se një dekade në pushtet, për shkak të protestave mbarëkombëtare kundër korrupsionit dhe dobësimit të demokracisë. Sipas saj, në vend që të ushtrojnë presion për reforma, vendet perëndimore i kanë dhënë Vuçiqit një “vulë legjitimiteti” duke mbështetur kandidaturën e Beogradit.
Stradner argumenton gjithashtu se Vuçiq ka nxitur paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor duke përshkallëzuar vazhdimisht tensionet me Kosovën dhe duke mbështetur liderin pro-rus të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, i cili me kërcënimet e tij të përsëritura për shkëputjen e Republikës Sërpska nga Bosnja dhe Hercegovina ka thelluar paqëndrueshmërinë politike në rajon. Sipas saj, Serbia ka tentuar gjithashtu të pengojë integrimin e Malit të Zi në institucionet evropiane.
Stradner rikujton se protestat u nxitën pas shembjes së një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona, ndërsa qytetarët akuzuan qeverinë për korrupsion dhe kërkuan përgjegjësi.
Ajo thekson se një koalicion dypartiak në Kongresin amerikan, i udhëhequr nga kongresmeni Joe Wilson, ka kërkuar që sesioni i OSBE-së të mbahet në Charleston të Karolinës së Jugut, dhe jo në Beograd, duke argumentuar se regjimi i Vuçiqit ka një histori të shtypjes së lirive civile, destabilizimit të Ballkanit dhe afrimit me regjime autoritare.
Sipas Stradner, miratimi i organizimit të sesionit në Beograd bie ndesh me vlerat e OSBE-së dhe interesat e Shteteve të Bashkuara.

Von der Leyen vjen në Kosovë dhe rajon – eviton Serbinë
Senatorja Jeanne Shaheen: Serbia dhe Republika Sërpska kanë lidhje me Rusinë dhe interes për destabilizimin e rajonit
Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës
Takohen Kurti e Hamza
Joseph: Serbia, Rusia dhe Kina do të përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën
Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Maqedonci: Ushtarakët e FSK-së do të mund të ndjekin studime universitare dhe master në anglisht
Përgatitje e avancuar për pjesëtarët e FSK-së në qitje precize
Foda publikon listën zyrtare të Kosovës, shumë risi dhe mungesa të mëdha