Priština 4 Avgust 2026 8:03
Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, ka thënë se Serbia nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave dhe ajo ka thënë se duhet përfshirje dhe presion ndërkombëtar për këtë.
Kandiq për RTK-në ka folur për zbulimin e dy varrezave masive në afërsi të Zubin-Potokut. Ajo ka thënë se në bazë të informatave që ka, më 19 prill të vitit 1999, kishin qenë dy grupe të ndara të shqiptarëve që dyshohet se janë zënë dhe vrarë nga forcat policore e ushtarake serbe.
“Pse nuk ka vullnet politik? Natyrisht se nuk ka vullnet politik në Serbi, sepse në pushtet është partia dhe koalicioni që në fakt ka marrë pjesë në të gjitha për sa i përket luftës, duke filluar nga mbështetja për politikën e luftës, pastrimin etnik… Ne edhe sot kemi këtë situatë që publikisht mund të dëgjojmë që ata që kanë pozita të larta shtetërore në Serbi të thonë se është dëm sepse Milosheviqi nuk ka kryer pastrimin etnik”, ka deklaruar Kandiq.

Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin