Prishtinë, 4 gusht 2026 08:38
I akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës si një nga drejtuesit kryesor të operacionit ushtarak që çoi në masakrën e Mejës të Gjakovës dhe fshatrave përreth, ku në prill të vitit 1999 u vranë 370 civilë shqiptarë, gjenerali në pension i Ushtrisë Jugosllave, Momir Stojanoviq, është thirrur sërish nga Prokuroria për Krime Lufte në Beograd, shkruan Veritasinfo.
Sipas aktakuzës së ngritur në fund të vitit 2023, Stojanoviq, në cilësinë e shefit të sigurisë së Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë Jugosllave, kishte rol udhëheqës në planifikimin dhe zbatimin e operacionit në zonën e Mejës dhe fshatrave përreth në komunën e Gjakovës.
Ai është ankuar se dikush nga autoritetet e organeve serbe, i ka dhënë informacione gjyqësorit në Kosovë, për adresat dhe vendndodhjet e të akuazuarve për krime lufte në Kosovë, ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe kanë nisur procese gjyqësore.
Përveç Stojanoviqit, në aktakuzë përfshihen edhe ish-zyrtarë të lartë ushtarakë, policorë dhe të sigurisë të Serbisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë, përfshirë Frank Simatoviq – Frenki, Dragan Zhivanoviq, Veroljub Zhivkoviq, Ilija Todorov dhe të tjerë.
Gjykimi në mungesë ndaj të akuzuarve ka nisur vitin e kaluar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
Të paktën 20 të vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet në një treg në Jemen
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re