Prishtinë, 2 gusht 2026 18:21
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka reaguar pas arrestimit të një të dyshuari për krime lufte në fshatin Kalludër të Zubin Potokut dhe arrestimit të një mërgimtari shqiptar në pikën kufitare Horgosh, në kufirin ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë.
Sipas Islamit, Serbia vazhdon të dëshmojë se nuk respekton normat e së drejtës ndërkombëtare, madje as legjislacionin e saj. Ai e cilësoi arrestimin e mërgimtarit shqiptar si një kundërpërgjigje të pritshme ndaj veprimeve të institucioneve të Kosovës.
Profesori i shkencave të sigurisë tha se kjo është pjesë e një strategjie politike që synon të krijojë barazim mes viktimës dhe kriminelit. Ai përmendi edhe arrestimin e një serbi të Kosovës nën dyshimet për spiunazh, me pretendimin se kishte zbuluar vendndodhjen e vrasjes së intelektualëve të Mitrovicës.
Sipas Islamit, këto veprime tregojnë se, siç u shpreh ai, “trashëgimtarët e politikës së Millosheviqit mbeten të pamëshirshëm ndaj kujtdo që devijon nga linja e tyre zyrtare, duke mos kursyer as pjesëtarët e komunitetit të tyre që refuzojnë t’u binden këtyre politikave.

Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale