Prishtinë, 1 gusht 2026 09:24
Mbi 200 mësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare nga diaspora kanë përmbyllur punimet e Seminarit XIX, i cili u mbajt në Kosovë nga 28 deri më 31 korrik, me synim forcimin e mësimdhënies së gjuhës amtare tek fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Seminari, i organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë, mblodhi mësimdhënës nga vende të ndryshme të botës për të shkëmbyer përvoja profesionale, praktika të suksesshme dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies.
Gjatë katër ditëve të aktivitetit u zhvilluan ligjërata, diskutime dhe prezantime që trajtuan sfidat e ruajtjes së gjuhës shqipe në diasporë, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për avancimin e mësimit plotësues në gjuhën amtare.
Organizatorët vlerësuan se seminari shërbeu si një platformë e rëndësishme për fuqizimin e rrjetit të mësuesve shqiptarë në mërgatë dhe për ruajtjen e identitetit gjuhësor e kulturor të brezave të rinj.
Në ceremoninë përmbyllëse u theksua se angazhimi i mësuesve të diasporës mbetet kyç në kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare te fëmijët që jetojnë jashtë trojeve shqiptare, ndërsa u shpreh gatishmëria që bashkëpunimi mes institucioneve të Kosovës, Shqipërisë dhe mësuesve në diasporë të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia