Prishtinë, 31 korrik 2026 22:20
Në mbledhjen elektronike të Qeveria në detyrë të Kosovës u morën disa vendime, prej të cilëvë edhe ndarja e 1.4 milionë eurove për zbatimin e masës 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Qeveria në detyrë miratoi Raportin Gjashtëmujor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026. Ky raport përmban një përmbledhje të trendeve kryesore të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore përgjatë periudhës së këtij gjashtëmujori të vitit 2026. Gjatë këtij gjashtëmujori pranimet ishin në shumë prej 1 miliard e 816.52 milionë euro, ndërkaq shpenzimet gjatë gjashtëmujorit arritën shumën prej 1 miliard e 777.50 milionë euro.
“Ndau mjete financiare në shumën prej 21,000.00 euro, (njëzetenjë mijë euro) për realizimin e shfaqjes “Taverna Mirësia – Mario, Bella, Anastasia” me regji të Mario Banushit.
Ndau mjete buxhetore në shumë prej 1,400,000.00 €, (një milion e katërqind mijë euro), për zbatimin e Masës 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Miratoi vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 08/20 të datës 22 maj 2026 për miratimin e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0”, thuhet në njoftimin nga kjo mbledhje e Qeverisë në detyrë.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind