Prishtinë, 28 korrik 2026 20:33
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar fshatin Kalludër e Vogël në Zubin-Potok, ku po vazhdojnë gërmimet pas gjetjes së mbetjeve mortore që dyshohet se u përkasin 23 personave të zhdukur gjatë luftës.
Në prononcim për media, Sveçla tha se zbulimi i kësaj varreze masive është rezultat i punës intensive të institucioneve të sigurisë dhe bashkëpunimit me qytetarët.
“Pas një pune intensive të institucioneve të sigurisë, por edhe bashkëpunimit me qytetarët, kemi zbuluar një varrezë masive me mbetje të qytetarëve tanë. Puna intensive po vazhdon në disa drejtime, si në aspektin e gërmimeve ashtu edhe në atë hetimor, për t’i zbuluar të gjithë ata që janë fajtorë dhe përgjegjës. Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit të personit të zhdukur”, deklaroi Sveçla.
Ai theksoi se institucionet do të vazhdojnë angazhimin për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës dhe për vënien para drejtësisë të të gjithë përgjegjësve për këto krime.

Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin