Prishtinë, 28 korrik 2026 21:54
Nisja gërmimeve ia kanë rritur shpresat familjes së doktorit të zhdukur në lufta, Adem Ademi. Motra e tij, tregon se vëllau iu vra pikërisht në Zubin Potok.
Dhimbja e Lutfije Ademit nuk është shuar as pas gati tri dekadash.
Ajo vazhdon të jetojë me pritjen se një ditë do të gjenden eshtrat e vëllait të saj, doktor Adem Ademit, i vrarë dhe i zhdukur në vitin 1999.
Gërmimet që nisën sot në Zubin Potok, asaj ia kanë shtuar shpresën për gjetjen e mbetjeve mortore të vëllaut.
“Vet emri edhe vendi ku janë duke u gropu mu më bën me dyshu edhe nëntëdhjetë përqind jam e bindur që aty ka me u gjet grupi i vllaut tim”,, ka thënë tutje Ademi Vokshi.
Kujtimet për vëllanë i ka ende të freskëta. Fotografinë e tij, bashkë me gazetat ku kërkohet drejtësi për Adem Ademin, ajo i ruan me ngulm, si dëshmi e një dhimbjeje që nuk është shëruar kurrë.
E sa herë flet për vëllanë, Lutfija nuk arrin t’i ndal lotët.
Doktori Adem Ademi bashkë me grupin e tij, ajo tregon se në shumë raste u doli në ndihmë ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ata pse kanë qenë intelektual edhe se kanë shëru ushtarë të UÇK-së edhe kanë bo vepra për Kosovën, ata sot nuk janë… po serbët t’i kanë zhduk veç pse je shqiptar”, theksoj Ademi Vokshi.
Megjithatë, shpresa për drejtësi nuk është shuar.
“Unë besoj në drejtësi edhe besoj që drejtësia do t’i merr në dorë këta serbë që i kanë arrestu sot, ata nuk duhen të lirohen, duhet ta marrin dënimin e merituar”, ka përfunduar Ademi Vokshi.
Dy serbëve të ndaluar sot, u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari