Prishtinë 19 korrik 2026 9:47
Numër i madh i mërgimtarëve nga Kosova raportohet se kanë mbetur të bllokuar në pikëkalimin kufitar Bajakovo-Lipovac, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë që nga ora 02:00 e natës, pa mundur të vazhdojnë udhëtimin.
Një qytetar që ndodhet në vendngjarje, tha për Klankosova.tv se autoritetet nuk po lejojnë lëvizjen e automjeteve, ndërsa kolonat janë të gjata dhe pritjet po zgjasin me orë të tëra.
Ai thotë se shumë prej udhëtarëve kanë mbetur pa ushqim dhe pa ujë, ndërsa në mesin e tyre ka edhe familje me fëmijë, të cilat po përballen me vështirësi për shkak të temperaturave të larta dhe pritjeve të gjata.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për arsyet e bllokimit apo kohën kur pritet të normalizohet qarkullimi. Ndërkohë, udhëtarët kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës.
Klankosova.tv ka kontaktuar me Ambasadën e Kosovës në Kroaci si dhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme kroate për të marrë përgjigje lidhur me shqetësimin e mërgimtarëve.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia