Prishtinë, 16 korrik 2026 15:06
Pesëdhjetë e tre deputetë të opozitës në Serbi i kanë dorëzuar kryeministrit Gjuro Macut një kërkesë zyrtare për shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, pas deklaratave të saj lidhur me spastrimin etnik të shqiptarëve gjatë viteve ’90.
Lajmin e bëri të ditur deputeti shqiptar Shaip Kamberi, i cili njoftoi se iniciativa është ndërmarrë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë – SDA e Sanxhakut dhe Partia për Veprim Demokratik. Sipas tij, nismës iu bashkuan edhe 47 deputetë të tjerë të opozitës, duke e çuar në 53 numrin e nënshkruesve.
Në kërkesën drejtuar kryeministrit, deputetët argumentojnë se Paunoviq duhet të shkarkohet për shkak të deklaratave me të cilat, sipas tyre, ka arsyetuar spastrimin etnik të shqiptarëve, duke theksuar se në Qeverinë e Serbisë nuk duhet të ketë vend për zyrtarë që mbrojnë politika të tilla.
Kamberi theksoi se, nëse kryeministri Gjuro Macut refuzon ta dërgojë në Kuvend propozimin për shkarkimin e ministres, ai do të mbajë përgjegjësi politike për vazhdimin e mandatit të saj dhe për, siç u shpreh, normalizimin e një politike të tillë brenda ekzekutivit serb.
Ai shprehu gjithashtu keqardhje që iniciativa nuk u mbështet nga partitë e pakicave nacionale që janë pjesë e qeverisë, duke përmendur partinë boshnjake të Zukorliqit, partinë e Rasim Lajiqit dhe partinë hungareze të István Pásztorit si subjekte që nuk e përkrahën kërkesën për shkarkimin e ministres.


As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti