Prishtinë, 16 korrik 2026 14:05
Këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, për Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të zyrtarëve serbë, duke i cilësuar ato si vazhdimësi të propagandës së përdorur prej dekadash kundër shqiptarëve.
Përmes një reagimi publik, Mustafi tha se brenda pak ditësh janë bërë disa deklarata që, sipas tij, ndjekin të njëjtin narrativ. Ai përmendi deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”, si dhe reagimin e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili, sipas Mustafit, e relativizoi dhe e mbrojti atë deklaratë.
Mustafi përmendi edhe deklaratat e Demo Berishës, ministër në Qeverinë e Serbisë, i cili në një intervistë për agjencinë Tanjug akuzoi kryeministrin në detyrë Albin Kurti, deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi dhe vetë Mustafin se promovojnë idenë e “Shqipërisë së Madhe”.
Sipas Mustafit, ky është i njëjti skenar propagandistik që përdoret prej vitesh. Ai rikujtoi se akademiku Fehmi Agani kishte argumentuar që në maj të vitit 1991 se termi “Shqipëria e Madhe” nuk ishte projekt politik i shqiptarëve, por një etiketë e përdorur për të fshehur diskriminimin dhe për t’i paraqitur kërkesat për barazi si kërcënim.
“Kanë kaluar 35 vjet. Ka rënë Millosheviqi. Por propaganda ende flet me zërin e tij”, shkroi Mustafi.
Në fund, ai theksoi se barazia nuk është “Shqipëri e Madhe”, se të drejtat nuk përbëjnë kërcënim dhe se propaganda nuk bëhet e vërtetë, pavarësisht sa herë përsëritet.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti