Prishtinë, 15 korrik 2026 07:58
Mungesa e transparencës dhe e informimit publik vazhdon të jetë një nga problemet kryesore në katër komunat veriore të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – të cilat aktualisht udhëhiqen nga kryetarë të zgjedhur nga Lista Serbe.
Një vëzhgim i faqeve zyrtare të këtyre komunave tregon se qytetarët kanë shumë pak qasje në informata për punën e institucioneve lokale.
Informata e fundit e bërë publike në web faqen e Komunës së Mitrovicës së Veriut, është ajo e muajit mars. Që nga ajo kohë, nuk ka përditësim në faqen e kësaj komune në internet.
Edhe në komunat e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit mungojnë publikimet e rregullta për aktivitetet institucionale, duke e bërë të vështirë për qytetarët të informohen mbi vendimet që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre të përditshme.
Transparenca është një detyrim ligjor për institucionet publike dhe një element kyç për ndërtimin e besimit të qytetarëve. Publikimi i rregullt i vendimeve, njoftimeve, buxheteve, projekteve dhe aktiviteteve komunale nuk është vetëm praktikë e mirë e qeverisjes, por edhe e drejtë e qytetarëve për t’u informuar

Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Mbi 14 mijë qytetarë kërkojnë “Ferizaj pa Urosevac”, kërkesa synohet të dorëzohet në Ditën e Dëshmorëve
Komuna e Mitrovicës njofton themelimin e Muzeut Alternativ të Përvojave të Luftës
Lista Serbe zvarrit zgjedhjen e nënkryetarëve shqiptarë në komunat veriore
Operacion i Policisë në Fushë Kosovë pas kërcënimit me mjete shpërthyese
Kosova propozon marrëveshje me SHBA-në për të ardhmen e Bondsteelit
Të premten rivarrosen eshtrat e heroit të Kosovës, Idriz Rrecaj
Policia gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake në veri të Kosovës