Prishtinë, 16 korrik 2026 07:22
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka bërë të ditur se po e ndjek nga afër situatën e krijuar pas paraqitjes së rasteve me simptoma të gastroenteritit në këtë komunë, duke theksuar se institucionet janë angazhuar që nga momenti i parë për menaxhimin e gjendjes.
Sipas Ballazhit, Komuna, në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe institucionet përgjegjëse, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ofrimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët e prekur.
Ai bëri të ditur se, në periudhën 13–15 korrik, në QKMF janë trajtuar 110 persona me simptoma të gastroenteritit, ndërsa vetëm pesë prej tyre janë referuar për trajtim të mëtejmë në Spitalin Rajonal të Ferizajt dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Po ashtu, sipas tij, pacientëve u janë administruar rreth 300 terapi venoze, përcjell VeritasInfo.
Lidhur me shkakun e situatës, ai njoftoi se mostrat përkatëse janë marrë dhe janë dërguar për analiza në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ndërsa institucionet janë në pritje të rezultateve zyrtare.

Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Mbi 14 mijë qytetarë kërkojnë “Ferizaj pa Urosevac”, kërkesa synohet të dorëzohet në Ditën e Dëshmorëve
Komuna e Mitrovicës njofton themelimin e Muzeut Alternativ të Përvojave të Luftës
Lista Serbe zvarrit zgjedhjen e nënkryetarëve shqiptarë në komunat veriore
Britania e Madhe rikonfirmon përkrahjen për Kosovën
Konstituohet Bordi i Korporatës për Ruajtjen e Energjisë, synohet ulja e importeve të rrymës
Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, nga godina del tym i zi
Mbi 15 miliardë euro projekte, Prishtina pret Balkan Summit 2026