Prishtinë 14 korrik 2026 14:32
Deklarata e Snezana Paunoviq, ministre në Qeverinë e Serbisë dhe krahu i djathtë i Ivica Daçiqit, trashëgimtarit politik të Sllobodan Millosheviqit, nxiti reagime edhe në Bashkimin Evropian.
Ndonëse tha se nuk komentojnë deklaratat e politikanëve, zëdhënësja e BE-së pati një mesazh të qartë për të gjithë ata që përdorin retorikë diskriminuese dhe që justifikojnë krimet e luftës.
“Parimi kyç është se nuk duhet të ketë dhe nuk ka vend në Evropë për retorikë që justifikon ose promovon spastrimin etnik. Deklarata të tilla bien ndesh me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimit, llogaridhënies dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian”, deklaroi Anitta Hipper, zëdhënëse e BE-së.
Ndonëse janë bërë gati tre vjet pa asnjë takim në nivelin më të lartë politik, procesi i normalizimit të marrëdhënieve mbetet në qendër të angazhimit të zyrtarëve evropianë në rajon. Madje, së fundmi, Komisioni Evropian kishte vlerësuar se Serbia po angazhohet në mënyrë konstruktive në dialog.
“Ato deklarata janë gjithashtu në kundërshtim me zotimet që Serbia ka marrë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Prandaj, ne presim që të gjithë liderët të veprojnë me përgjegjësi, të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të kontribuojnë në krijimin e një klime besimi dhe stabiliteti rajonal”, deklaroi Hipper.
Në raportet e progresit për Serbinë, institucionet evropiane rregullisht tërheqin vërejtjen se nuk ka vend në Evropë për mohimin e gjenocidit, revizionizmin apo glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Kurti: Partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet prioritet i Kosovës
Lista Serbe merret me fushatën zgjedhore në Serbi, ndërsa projektet kapitale në veri presin
Vuçiq dhe Radoiçiq në të njëjtën skenë politike, fotografia e lidhjeve mes pushtetit dhe krimit
Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
Qeveria e Kosovës: Shfaqja e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmi e lidhjeve me Serbinë
Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Radoiçiq, pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës