Prishtinë, 14 korrik 2026 12:02
Qendra e Studentëve në Prishtinë po shënon një rritje të vazhdueshme të numrit të studentëve ndërkombëtarë që zgjedhin të akomodohen në konviktet e saj, duke reflektuar interesimin në rritje të të rinjve të huaj për të studiuar në Kosovë.
Drejtori i Qendrës së Studentëve, Ekrem Rudari, ka bërë të ditur se institucioni është i përgatitur për t’i pritur studentët nga vende të ndryshme, duke theksuar se numri i tyre po shtohet nga viti në vit. Sipas tij, Qendra po punon vazhdimisht për përmirësimin e kushteve të akomodimit dhe të shërbimeve që u ofrohen studentëve.
Rudari vlerësoi se prania e studentëve ndërkombëtarë kontribuon në shkëmbimin kulturor dhe në ndërkombëtarizimin e jetës studentore në Kosovë, ndërsa shtoi se Qendra synon të krijojë një ambient sa më të përshtatshëm dhe mikpritës për të gjithë banorët e saj.
Sipas tij, interesimi në rritje nga studentët e huaj është një tregues pozitiv për arsimin e lartë në vend dhe për imazhin që Kosova po ndërton si destinacion studimi.

Fetoshi: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia dëshmon vazhdimësinë e politikës së Millosheviqit
Hoti: Në Serbi kriminelët e luftës vazhdojnë të glorifikohen
Nënshkruhet “Arsimi 2035+”, nis hartimi i strategjisë së re 10-vjeçare
Përfundon gërmimi në Kalludër dhe Jabukë, mbetjet mortore dërgohen për ADN në Hagë
Familjarët e personave të zhdukur vizitojnë lokacionin e varrit masiv në Zubin Potok
Konjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend