Prishtinë, 14 korrik 2026 11:
Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, duke sqaruar se viktima nuk ka qenë punëtor dhe se ngjarja nuk ka ndodhur në kuadër të një marrëdhënieje pune.
Sipas njoftimit të IQP-së, pas njoftimit nga Policia e Kosovës, inspektorët kanë dalë në vendin e ngjarjes mbrëmjen e së dielës, rreth orës 19:00, së bashku me zyrtarët policorë, për të kryer verifikimet e nevojshme, shkruan VeritasInfo.
Nga të dhënat fillestare rezulton se aksidenti ka ndodhur në një shtëpi private, ku po zhvilloheshin punime për renovimin e kulmit. Sipas Inspektoratit, viktima nuk ishte e angazhuar në kryerjen e punimeve, por ishte vëllai i pronarit të shtëpisë.
Inspektorati bën të ditur se gjatë verifikimeve është konstatuar se nuk ka ekzistuar marrëdhënie kontraktuale ndërmjet investitorit dhe punëkryesit, si dhe nuk ka pasur marrëdhënie pune, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.

Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Kurti: Partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet prioritet i Kosovës
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës