OVL e UÇK-së e gatshme për verifikimin e veteranëve – në pritje të komisionit nga Qeveria
Prishtinë, 29 korrik 2025
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në procesin e riverifikimit të listës së veteranëve të luftës, duke theksuar se presin themelimin e komisionit të posaçëm nga Qeveria e Kosovës.
Xhavit Jashari nga Organizata e Veteranëve të Luftës deklaroi se komandantët e zonave, së bashku me zinxhirin komandues, janë organi më i përshtatshëm për të bërë verifikimin real të statusit të veteranëve.
“Drejtësia duhet të argumentojë qartë ku janë bërë shkeljet. Nuk mundet dikush si Agim Çeku t’i njohë personalisht të gjithë ushtarët në gjithë zonat e luftës. Verifikimi duhet të bëhet nga komandantët e zonave”, u shpreh Jashari për RTK.
Sipas tij, OVL e UÇK-së është e hapur ndaj çdo bashkëpunimi institucional dhe do të respektojë vendimet ligjore, por kërkon që procesi të bazohet në fakte.
Nga ana tjetër, Shkumbin Krasniqi, emri i të cilit gjendet në listën e veteranëve, deklaroi se procesi ka qenë i politizuar dhe se numri i veteranëve të rrejshëm mund të jetë mbi 25 mijë.
“Është abuzuar me shifrat për përfitime politike. Nuk ka më shumë se 17 mijë veteranë të vërtetë”, tha ai.
Edhe Frashër Oseku reagoi për dënimet ndaj disa komandantëve të zonave, duke theksuar se heshtja në këtë çështje nënkupton bashkëfajësi.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ende nuk ka kthyer përgjigje lidhur me nisjen e procedurave për themelimin e komisionit për verifikim, edhe pse Gjykata Themelore në Prishtinë e ka obliguar ligjërisht për këtë hap.
Pak ditë më parë, në rigjykim, kjo gjykatë shpalli fajtorë dhjetë persona të përfshirë në rastin “Veteranët”, duke i dënuar secilin me nga një vit burgim.

Gjykimi për krime lufte nuk nis për shkak të mungesës së avokatit
Ramadan Morina sërish deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës
Ngrihet aktakuzë për keqpërdorim e mashtrim në prokurimin publik dhe falsifikim të dokumentit
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Joseph: Serbia, Rusia dhe Kina do të përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën