Zubin Potok 29 Korrik 2025
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Liqenin e Ujmanit.
33-vjeçari Rrahim Latifi, dyshohet se është hedhur nga një lartësi prej 20 metrash.
Operacioni i kërkimit për trupin e mërgimtarit po vazhdon, derisa nuk ka as edhe një gjurmë nga ai, tashmë kur kanë kaluar 24 orë prej raportimit të rastit.
Lidhur me rastin ka folu zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani para mediave iu bëri apel qytetarëve që të mos kërcejnë nga ura.
“Qytetarët dhe mërgimtarët të cilët vijnë këtu mos ta shohin këtë urë si distancë të vogël, lartësi të vogël që mos me u hudh nga ky vend. Nga ky vend janë hudhur profesionistët e ata i kanë parë në televizion, e për këtë arsye e marrin guximin mos u hudh. Duhet me pasë kujdes sepse tash na ka mbetur të shpresojmë me e gjetë vetëm trupin. Jemi afër familjes, po mundohemi të mos spekulojmë shumë, po mundohemi të mos flasim shumë për arsye se dhimbja është e madhe për familjarët. Shpresojmë që kanë me pasë sukses institucionet që janë këtu”, deklaroi Elshani para mediave transmeton Klankosova.tv.
“Do të bisedojmë me Ibër Lepencit, për të parë nëse është kompetencë e tyre apo e Komunës vendosja e sinjalistikës. Besoj se Ibër Lepenci do ta kryejë këtë punë. Sinalistika mund të jetë aty, por nëse qytetarët vendosen të hidhen aty, ata do të hidhen. Pra, duhet të ekzistojë një vetëdijësim”, shtoi ai para mediave.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit