Zubin Potok, 29 Korrik 2025
Forca e Sigurisë së Kosovës sapo kanë arritur te Liqeni i Ujmanit, konkretisht te ura ku dyshohet se kërceu një person më 27.07.2025 dhe nuk doli më nga uji.
Po vendoset njësia e kërkim-shpëtimit ujor i FSK-së për me e kërku personin.
Edhe sot më 29.07.2025, po vazhdon operacioni i kërkimit për 33-vjeçarin që dyshohet se është mbytur të dielën pasdite në Liqenin e Ujmanit, në Zubin Potok.
Sipas Policisë së Kosovës, ai ishte hedhur në liqen dhe nuk është parë më duke dalë në sipërfaqe.
Pavarësisht angazhimit të ekipeve të kërkim-shpëtimit, përfshirë njësinë e zhytësve dhe emergjencat, deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë thirrje për kujdes me informacionet që qarkullojnë në rrjete sociale.
“Të gjitha informacionet zyrtare do të publikohen vetëm nga institucionet kompetente. Lajmet e pabazuara vetëm sa pengojnë operacionin dhe krijojnë konfuzion”, thuhet në njoftimin e shoqatës.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka apeluar qytetarët, veçanërisht mërgimtarët, që të mos kërcejnë nga ura në liqen, duke theksuar se rasti i fundit është pasojë e mungesës së kujdesit.
Policia ka njoftuar për rastin edhe në raportin 24 orësh, duke e iniciuar si vdekje të dyshimtë.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi