Prishtinë, 13 korrik 2026 12:51
Gjysma e parë e vitit 2026 ka rezultuar periudha më e suksesshme në historinë e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK), sa i përket performancës së investimeve. Fondi ka njoftuar se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit ka realizuar rreth 312 milionë euro kthim bruto nga investimet, duke vendosur rekord të ri.
Sipas FKPK-së, ky është kthimi më i lartë i arritur ndonjëherë brenda një periudhe gjashtëmujore.
Po ashtu, duke përfshirë edhe kthimin bruto prej 644 milionë eurosh të realizuar gjatë viteve 2023, 2024 dhe 2025, fondi ka akumuluar rreth 956 milionë euro kthim bruto nga investimet për periudhën 1 janar 2023 – 30 qershor 2026.
FKPK vlerëson se këto rezultate pasqyrojnë performancën pozitive të investimeve të kursimeve pensionale gjatë viteve të fundit.

Protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave, kërkohet që femicidi të bëhet vepër e veçantë penale
Mashtrim në emër të Policisë dhe Agjencisë së Sigurisë Kibernetike, qytetarëve u kërkohet kujdes
Qeveria publikon të arriturat e mandatit 2021–2026, thekson rënien e papunësisë në 10.8%
Një muaj pas aksidentit në Gjakovë, e mitura ndërron jetë
Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për apelimin e dënimit prej 17 muajsh
Sveçla: Asnjë përgjegjësi për vrasjen e Arlindës të mos mbetet pa u hetuar
Gashi: Në veri pati transformim, në politikën e jashtme mungoi përparimi
Kurti: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE
Sveçla: Është avancuar sovraniteti në veri, Shala vlerëson rolin e Policisë dhe Agjencisë Kosovare të Intelegjencës