Prishtinë, 12 korrik 2026 19:18
Gjykata e Apelit e Kosovës ka anuluar aktgjykimin lirues ndaj Gavrilo Millosavleviqit, i akuzuar për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë, duke vendosur që çështja të rikthehet në rigjykim në Gjykatën Themelore.
Vendimi vjen pas ankesës së Prokurorisë Speciale, e cila kishte kundërshtuar aktgjykimin lirues, duke argumentuar se gjykata e shkallës së parë nuk kishte vlerësuar në mënyrë të drejtë provat dhe dëshmitë e administruara gjatë procesit gjyqësor.
Sipas Apelit, aktgjykimi përmban mangësi në arsyetimin e tij dhe nuk është bërë një analizë e plotë e provave të paraqitura, çka ka ndikuar në vërtetimin e gjendjes faktike. Për këtë arsye, kolegji i Apelit vendosi ta prishë vendimin dhe ta kthejë lëndën për shqyrtim të ri.
Gavrilo Millosavleviq akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile, të ndërlidhura me ngjarjet në Burgun e Dubravës gjatë luftës në Kosovë. Prokuroria pretendon se ai ka qenë i përfshirë në keqtrajtimin dhe vrasjen e të burgosurve shqiptarë gjatë periudhës së konfliktit.
Me kthimin e lëndës në rigjykim, Gjykata Themelore do të duhet të shqyrtojë sërish provat dhe dëshmitë, si dhe të nxjerrë një vendim të ri në përputhje me udhëzimet e dhëna nga Gjykata e Apelit.

Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Radoiçiq, pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit