Prishtinë, 11 korrik 2026 15:16
Punimet për rehabilitimin e rrugës rajonale Prekoc–Marec–Krilevë (R123a) po vazhdojnë, në kuadër të një projekti me vlerë 3.1 milionë euro, që përfshin rehabilitimin e 16 kilometrave të kësaj rruge.
Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar për ecurinë e punimeve, duke theksuar se projekti po realizohet në koordinim ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe asaj të Ambientit.
Sipas Bashës, krahas rehabilitimit të rrugës, po koordinohen edhe ndërhyrjet për mbrojtjen dhe trajtimin e lumit Marec përgjatë këtij segmenti, me qëllim parandalimin e vërshimeve dhe mbrojtjen e infrastrukturës rrugore nga dëmtimet.
Sipas tij, kjo qasje e integruar synon të sigurojë një rrjet rrugor më të qëndrueshëm dhe më të sigurt për qarkullim, duke respektuar njëkohësisht standardet dhe politikat për mbrojtjen e mjedisit.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici