Prishtinë 11 korrik 2026 14:15
Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë thirrje për kujdes maksimal ndaj rrezikut të zjarreve në pyje dhe hamullore gjatë sezonit veror.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pacolli theksoi se parandalimi i zjarreve është përgjegjësi e përbashkët dhe u bëri apel qytetarëve të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit.
Ajo theksoi se temperaturat e larta dhe tharja e bimësisë rrisin rrezikun e zjarreve, të cilat dëmtojnë pyjet, biodiversitetin, tokën dhe cilësinë e ajrit, ndërsa djegia e hamulloreve shkatërron pjellorinë e tokës dhe cenon ekuilibrin natyror.
Ministrja u bëri thirrje qytetarëve të mos djegin hamullore dhe mbetje bujqësore, të mos ndezin zjarre në natyrë, të mos hedhin cigare në pyje apo ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri.
“Të mbrojmë pyjet, tokën dhe natyrën tonë. Çdo veprim i vogël ndihmon mjedisin”, ka shkruar Pacolli.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici