Prishtinë, 10 korrik 2026 20:16
Punimet për sanimin e segmentit të dëmtuar të rrugës rajonale R115, nga Prevalla në drejtim të Shtërpcës, kanë nisur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
Ndërhyrja vjen në kulmin e sezonit veror, kur Prevalla mirëpret një numër të madh vizitorësh nga Kosova dhe jashtë saj.
Si një nga destinacionet më të njohura turistike të vendit, kjo zonë ka qarkullim të shtuar të automjeteve gjatë gjithë vitit, veçanërisht në fundjavë dhe gjatë sezonit të pushimeve.
Sipas ministrisë, segmenti kishte pësuar dëmtime, ndërsa sanimi i tij pritet të rrisë sigurinë në komunikacion dhe të lehtësojë qarkullimin për banorët, turistët dhe të gjithë qytetarët që frekuentojnë këtë aks rrugor.
Përfundimi i punimeve do të përmirësojë qasjen drejt Prevallës, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e turizmit dhe lëvizjen e sigurt në këtë zonë malore.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici