Prishtinë, 10 korrik 2026 11:48
Një reagim i qytetarëve të Kosovës, i mbështetur nga angazhimi diplomatik i Ambasadës së Kosovës në Gjermani, ka çuar në korrigjimin e një pasaktësie në platformën gjermane të fluturimeve “Flights Frankfurt”, ku Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ishte paraqitur gabimisht si pjesë e Serbisë.
Lajmin e bëri të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili theksoi se ky rast dëshmon se bashkëpunimi ndërmjet qytetarëve dhe diplomacisë mund të sjellë rezultate konkrete në mbrojtjen e identitetit shtetëror të Kosovës në arenën ndërkombëtare, përcjell VeritasInfo.
Sipas tij, korrigjimi i këtij gabimi është një tjetër shembull i rëndësisë së reagimit të shpejtë ndaj paraqitjeve të pasakta të Republikës së Kosovës në platforma dhe institucione të huaja.
Ambasadori Ajeti u bëri thirrje bashkatdhetarëve dhe qytetarëve që jetojnë në Gjermani të raportojnë çdo rast kur Kosova ose qytetet e saj paraqiten në mënyrë të pasaktë nga institucione apo kompani gjermane.
Ai kërkoi që këto raste të dërgohen në adresën elektronike të Ambasadës së Kosovës në Gjermani, të shoqëruara me dëshmi, në mënyrë që të ndërmerren hapat diplomatikë për korrigjimin e tyre.
Ambasada e Kosovës në Gjermani vlerësoi se angazhimi i përbashkët i qytetarëve dhe institucioneve mbetet kyç për promovimin dhe mbrojtjen e imazhit të Republikës së Kosovës në nivel ndërkombëtar.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici