Prishtinë, 10 korrik 2026 09:29
Policia e Kosovës nis sot fushatën vetëdijësuese “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”, e cila u dedikohet bashkatdhetarëve që hyjnë në vend gjatë sezonit veror.
Hapja e fushatës do të mbahet në orën 11:00 në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdar, ku do të prezantohen masat parandaluese dhe angazhimet policore për rritjen e sigurisë në trafik.
Në kuadër të aktivitetit, Policia do të shpërndajë broshura informuese me këshilla për pjesëmarrësit në komunikacion dhe udhëzime praktike që qytetarët duhet t’i kenë parasysh gjatë udhëtimit dhe me të hyrë në Republikën e Kosovës.
Sipas Policisë së Kosovës, broshura përmban informacione dhe rekomandime që synojnë rritjen e sigurisë në trafik dhe informimin e qytetarëve për rregullat që duhet të respektohen gjatë qëndrimit dhe lëvizjes në vend.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici