Prishtinë, 10 korrik 2026 10:59
Kryeministri Albin Kurti është shprehur optimist për krijimin e institucioneve të reja pas takimit që zhvilloi këtë mëngjes me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Kurti tha se gjatë takimit ka mbizotëruar një frymë konstruktive, për çka u lut që e njëjta të vazhdojë edhe në takimet tjera që planifikon të ketë në të ardhmen me kreun e PDK-së.
“Me Bedri Hamzën u takuam së pari në këtë raund të këtyre takimeve meqenëse është subjekti i dytë pas VV-së si fituese. E falënderoj Bedri Hamzën për këtë takim, i cili ishte takim i parë dhe konstruktiv që kaloi në atmosferë dhe vullnet për krijimin e institucionet e reja. Aktakualisht nuk mund të them se kemi ndonjë të arritur por dua të theksoj se me Hamzën jam takuar dy herë gjatë dimrit sivjet dhe asnjëherë në pranverë, dhe ky ishte takimi i parë në këtë verë. Uroj që ky konstruktivitet të vazhdoj në takimet e radhës në mënyrë që vendit ti japim kryetar të kuvendit, kryeminstër, qeveri e president të ri”, ka deklaruar Kurti.
Sipas tij, një bashkëpunim mes PDK-së e LDK-së së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje do të ishte i mjaftueshëm për krijimin e institucioneve të reja.
“Kur i mblodha numrat e deputetëve nuk thash edhe + shtatë për shkak se aak nuk e ka konsideruar të nevojshme edhe pse besoj që është e nevojshme të tkaohet me mua edhe nëse nuk do të jemi bashkë në qeveri do të jemi bashkë në instutucione. nuk besoj që është në rregull që një parti si aaak të refuzooj takimin me mua”.

Policia e Kosovës: Fushatat zgjedhore të Serbisë nuk lejohen në Kosovë
Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Zgjedhjet nën llupë: Iniciativat Qytetare në Serbi ngrenë pikëpyetje për fushatën dhe faljet e Vuçiqit
Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n