Prishtinë 10 korrik 2026 8:51
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin qershor 2026, sipas të cilit inflacioni vjetor në Kosovë ka arritur në 6 për qind, ndërsa në baza mujore është shënuar një rënie prej 0.1 për qindësh.
Sipas ASK-së, publikimi është bërë duke zbatuar klasifikimin e ri COICOP 2018, me vit bazë 2025 = 100 dhe metodologji të përditësuar.
Krahasuar me qershorin e vitit 2025, rritja e çmimeve është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i transportit me 13.7 për qind, i grupit të strehimit, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe lëndëve të tjera djegëse me 11.1 për qind, pijeve alkoolike, duhanit dhe narkotikëve me 5.1 për qind, restoranteve dhe shërbimeve të akomodimit me 4.5 për qind, si dhe shëndetësisë me 4.1 për qind.Po ashtu, ASK ka regjistruar rritje të çmimeve edhe te ushqimet dhe pijet joalkoolike me 3.9 për qind, kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallrat e shërbimet e ndryshme me 3.2 për qind, mobiliet, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja rutinore e shtëpisë me 3 për qind, veshjet dhe këpucët me 2.3 për qind, rekreacioni, sporti dhe kultura me 2 për qind, si dhe informacioni dhe komunikimi me 0.2 për qind.
Ndërkohë, në baza vjetore, rënie e çmimeve është evidentuar vetëm në grupin e shërbimeve arsimore, me 0.6 për qind.
Sa i përket lëvizjes mujore të çmimeve, krahasuar me muajin maj 2026, indeksi i çmimeve të konsumit ka shënuar rënie mesatare prej 0.1 për qind.Sipas ASK-së, kjo rënie është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 0.6 për qind, si dhe e grupit të strehimit, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe lëndëve të tjera djegëse me 0.3 për qind.
Në anën tjetër, në baza mujore janë regjistruar rritje të çmimeve në grupin e rekreacionit, sportit dhe kulturës me 0.8 për qind, shërbimeve arsimore me 0.5 për qind, kujdesit personal, mbrojtjes sociale dhe mallrave e shërbimeve të ndryshme me 0.4 për qind, transportit me 0.3 për qind, pijeve alkoolike, duhanit dhe narkotikëve me 0.2 për qind, mobilieve dhe pajisjeve shtëpiake me 0.2 për qind, restoranteve dhe shërbimeve të akomodimit me 0.2 për qind, ndërsa veshjet, këpucët dhe shëndetësia kanë shënuar rritje prej 0.1 për qind.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici