Prishtinë, 9 korrik 2026 21:59
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se janë zhvilluar diskutime me përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), si dhe me ekspertë nga SYSTRA dhe RECURA, lidhur me Raportin Fillestar për Programin e Kosovës për Përmirësimin e Transportit me Autobusë.
Takimi u përqendrua në hapat për modernizimin e rrjetit të transportit publik në vend dhe zhvillimin e një sistemi më efikas, të integruar dhe të qëndrueshëm për qytetarët.
Sipas Bashës, raporti përbën pikënisjen e projektit “ANEMBANË”, i cili synon krijimin e një sistemi modern të transportit publik në Kosovë. Programi parasheh biletë të unifikuar, koordinim më të mirë të linjave të autobusëve, investime në infrastrukturë dhe përmirësimin e flotës së autobusëve, me synimin për të ofruar shërbime më cilësore, më të sigurta dhe më efikase.
Ai theksoi se zhvillimi i transportit publik modern dhe gjithëpërfshirës mbetet një nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës, duke shtuar se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit do të vazhdojë bashkëpunimin me BERZH-in dhe partnerët ndërkombëtarë për zbatimin e këtij projekti.
Sipas tij, realizimi i programit “ANEMBANË” pritet të përmirësojë lëvizjen e qytetarëve dhe ta bëjë transportin publik një alternativë më të përshtatshme dhe më funksionale në të gjithë vendin.

Qeveria ndan 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet e cenueshme
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Trajkoviqit, i dënuar për krime lufte
Arrestohet një person në Skenderaj për krime lufte kundër popullatës civile
KRUM u jep afat konsumatorëve për deklarimin e kyçjeve të paautorizuara, paralajmëron masa ligjore
Krimet e luftës, Kosova forcon qasjen institucionale në veri
Protesta në Prishtinë: Gjashtë policë të lënduar, 11 protestues kërkuan ndihmë mjekësore
Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Kosova nuk lejon fushatën e Serbisë në territorin e saj, Policia ndërhyn në Mitrovicë të Veriut për të ndaluar aktivitetin e Listës Serbe