Prishtinë, 9 korrik 2026 19:03
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovë i janë përgjigju pozitvisht ftesës së kryeministrit në detyrë njëherit kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për takim për të diskutuar për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Por, një ftesë të tillë e ka refuzuar Aleanca.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ndonëse kishte vërejte për mënyrën se si Kurti e ka dërguar ftesën, ku takimet do të zhvilloheshin në objektin e Qeverisë, ka thënë se është i gatshëm për një takim të premten në ora 09:00 në objektin e Kuvendit.
Ndërsa, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se do t’i përgjigjet ftesës së Kurtit, ku do të diskutohet për mbi parimet e marrëveshjes.
Ai tha se koha dhe vendi mbeten të përcaktohet nga ekipet e dy subjekteve.
Ndërsa, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini tha se nuk e sheh të nevojshëm një takim të tillë, duke theksuar se nëse pranohen kërkesat e kësaj partie do të qëndrojnë në sallë në zgjedhjen e presidentit.

Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Kosova nuk lejon fushatën e Serbisë në territorin e saj, Policia ndërhyn në Mitrovicë të Veriut për të ndaluar aktivitetin e Listës Serbe
Serbia synon monopolin politik mbi serbët në Kosovë
Kurti uron Shiroka-Pulën: Do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel
Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara
Qeveria ndan 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet e cenueshme