Prishtinë, 9 korrik 2026 14:55
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Edmondo Cirielli. Gjatë takimit u diskutua për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, rrugën euroatlantike të Kosovës dhe zhvillimet e fundit politike në vend.
Sipas njoftimit, bashkëbiseduesit trajtuan procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, aspiratat për anëtarësim në NATO, si dhe procesin e formimit të qeverisë së re.
Në fokus të takimit ishte edhe bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Italisë. Të dy palët theksuan nevojën për rritjen e shkëmbimeve tregtare, forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe realizimin e projekteve të përbashkëta që do të thellonin partneritetin mes dy vendeve.
Konjufca shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës në procesin e shtetndërtimit, duke e cilësuar atë si një nga partnerët më të rëndësishëm ndërkombëtarë të vendit.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, me të dyja palët që shprehën gatishmëri për të thelluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Qeveria ndan 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet e cenueshme
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Trajkoviqit, i dënuar për krime lufte
Arrestohet një person në Skenderaj për krime lufte kundër popullatës civile
KRUM u jep afat konsumatorëve për deklarimin e kyçjeve të paautorizuara, paralajmëron masa ligjore
Krimet e luftës, Kosova forcon qasjen institucionale në veri
Protesta në Prishtinë: Gjashtë policë të lënduar, 11 protestues kërkuan ndihmë mjekësore
Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Kosova nuk lejon fushatën e Serbisë në territorin e saj, Policia ndërhyn në Mitrovicë të Veriut për të ndaluar aktivitetin e Listës Serbe