Prishtinë, 9 korrik 2026 10:48
Kosova po avancon me zbatimin e marrëveshjes 10-vjeçare me Danimarkën për transferimin e të burgosurve, nga e cila pritet të përfitojë mbi 200 milionë euro. Si pjesë e këtij procesi, ka nisur mbyllja graduale e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekt që do të vihet në dispozicion për ekzekutimin e dënimeve të shqiptuara nga autoritetet daneze.
Sipas një njoftimi të Odës së Avokatëve të Kosovës, Shërbimi Korrektues i Kosovës e ka informuar zyrtarisht se tashmë ka filluar procesi i transferimit gradual të personave të privuar nga liria nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan drejt institucioneve të tjera korrektuese.
Në njoftim thuhet se ky proces do të zhvillohet në disa faza, në përputhje me vlerësimet e sigurisë, kapacitetet akomoduese dhe nevojat operative të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Oda e Avokatëve bëri të ditur se njoftimi është publikuar për të informuar me kohë komunitetin e avokatëve dhe për të lehtësuar komunikimin me klientët gjatë periudhës së tranzicionit.
Kosova dhe Danimarka e nënshkruan marrëveshjen në vitin 2022. Ajo parasheh që Danimarka të marrë me qira 300 qeli në Gjilan për vendosjen e të burgosurve të dënuar në atë shtet, ndërsa Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro.
Sipas kushteve të marrëveshjes, në Kosovë nuk do të transferohen persona të dënuar për krime të rënda me dënime mbi 10 vjet dhe as të burgosur me probleme të shëndetit mendor.
<span;>Megjithatë, zbatimi i kësaj marrëveshjeje është shoqëruar edhe me kundërshtime në Danimarkë, ku për një periudhë ishte pezulluar për shkak të pretendimeve për shkelje të të drejtave të njeriut.

Qeveria ndan 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet e cenueshme
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Trajkoviqit, i dënuar për krime lufte
Arrestohet një person në Skenderaj për krime lufte kundër popullatës civile
KRUM u jep afat konsumatorëve për deklarimin e kyçjeve të paautorizuara, paralajmëron masa ligjore
Krimet e luftës, Kosova forcon qasjen institucionale në veri
Protesta në Prishtinë: Gjashtë policë të lënduar, 11 protestues kërkuan ndihmë mjekësore
Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Kosova nuk lejon fushatën e Serbisë në territorin e saj, Policia ndërhyn në Mitrovicë të Veriut për të ndaluar aktivitetin e Listës Serbe