Prishtinë, 9 korrik 2026 09:25
Punimet në rrugën Junik–Gjeravicë po i afrohen përfundimit, në kuadër të një investimi prej mbi 4.8 milionë eurosh të financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit. Projekti po realizohet në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet ministrisë dhe Komunës së Junikut.
Sipas ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, gjatë zbatimit të projektit janë paraqitur disa çështje pronësore, të cilat tashmë janë zgjidhur, duke i hapur rrugë vazhdimit normal të punimeve deri në finalizimin e tyre.
Rruga, me gjatësi prej 18 kilometrash, do të mundësojë qasje më të shpejtë dhe më të sigurt drejt Gjeravicës, majës më të lartë të Kosovës. Sipas ministrit, investimi pritet të përmirësojë lidhjen me një nga destinacionet kryesore malore të vendit, duke nxitur zhvillimin e turizmit, ekonomisë lokale dhe krijimin e mundësive të reja për banorët e zonës.
Basha theksoi se Qeveria po i jep prioritet investimeve në infrastrukturën e zonave malore, duke vlerësuar se projekte të tilla ndikojnë në përmirësimin e qasjes, lidhjen e komuniteteve dhe zhvillimin ekonomik të rajoneve turistike.

Qeveria ndan 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet e cenueshme
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Trajkoviqit, i dënuar për krime lufte
Arrestohet një person në Skenderaj për krime lufte kundër popullatës civile
KRUM u jep afat konsumatorëve për deklarimin e kyçjeve të paautorizuara, paralajmëron masa ligjore
Krimet e luftës, Kosova forcon qasjen institucionale në veri
Protesta në Prishtinë: Gjashtë policë të lënduar, 11 protestues kërkuan ndihmë mjekësore
Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Kosova nuk lejon fushatën e Serbisë në territorin e saj, Policia ndërhyn në Mitrovicë të Veriut për të ndaluar aktivitetin e Listës Serbe