Prishtinë, 9 korrik 2026 07:50
Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë automatike “AK-47”, municion dhe sende të tjera gjatë një aksioni të realizuar të mërkurën (08.07.2026) në Leposaviq dhe Vushtrri.
Sipas njoftimit të Policisë, zyrtarët e Sektorit të Hetimeve Rajonale në Mitrovicë të Veriut, në koordinim me hetuesit e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, kanë siguruar informacione se një person me inicialet A.A., i lindur në vitin 1997 dhe me vendbanim në Leposaviq, posedonte armë ilegale.Më pas, Policia ka kryer kontrolle në dy lokacione në Leposaviq dhe një lokacion në Vushtrri.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale – armëmbajtje pa leje.
I dyshuari është intervistuar nga Policia dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Vdes në QKUK këmbësori që u godit me veturë në Prishtinë
Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Aksident i rëndë në rrugën Landovicë-Gjonaj, humb jetën një motoçiklist
Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Kosova nuk lejon fushatën e Serbisë në territorin e saj, Policia ndërhyn në Mitrovicë të Veriut për të ndaluar aktivitetin e Listës Serbe
Qeveria ndan 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet e cenueshme