Prishtinë, 8 korrik 2026 14:13
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë zbatimit të planit operativ “Ditët e Veprimit të Përbashkët – JAD Global Chain 2026”, të realizuar nga 8 deri më 12 qershor në bashkëpunim me EUROPOL, INTERPOL, FRONTEX dhe institucione vendore, janë kontrolluar dhjetëra lokale të muzikës live dhe qendra masazhi në mbarë vendin, njofton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, gjatë operacionit janë inspektuar 59 lokale të muzikës live, ku janë identifikuar 420 persona, prej tyre 186 shtetas të Kosovës dhe 234 shtetas të huaj. Gjashtë lokale rezultuan të mbyllura, ndërsa 9 të tjera u mbyllën për shkelje administrative nga inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Po ashtu, janë kontrolluar 62 qendra masazhi, ku janë hasur 104 persona, shumica gra. Nga këto, 10 qendra u mbyllën për shkelje administrative.
Policia njofton se, pavarësisht kontrolleve të zhvilluara, nuk është identifikuar asnjë rast i veprës penale të trafikimit me njerëz.
Megjithatë, gjatë operacionit janë evidentuar shtatë raste të dyshuara të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve, ku u arrestuan shtatë gra që dyshohet se kërkonin lëmoshë në rrugë së bashku me fëmijët e tyre. Në bashkëpunim me Qendrat për Punë Sociale janë trajtuar 13 fëmijë, ndërsa janë iniciuar procedura penale për veprën “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Në kuadër të planit janë evidentuar edhe katër raste të kundërvajtjes “Marrje me prostitucion”, në të cilat janë arrestuar tetë persona – katër shtetas të Kosovës dhe katër shtetase të huaja nga Brazili dhe Kolumbia.
Policia thekson se të gjitha gratë e hasura duke punuar në lokalet e muzikës, qendrat e masazhit dhe në rastet e eskortës janë intervistuar për të verifikuar nëse ishin viktima të mundshme të trafikimit me njerëz, por nga deklarimet dhe verifikimet nuk rezultoi asnjë rast i tillë.

Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Vdes në QKUK këmbësori që u godit me veturë në Prishtinë
Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Aksident i rëndë në rrugën Landovicë-Gjonaj, humb jetën një motoçiklist
Serbia synon monopolin politik mbi serbët në Kosovë
Kurti uron Shiroka-Pulën: Do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel
Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara