Prishtinë, 9 korrik 2026 07:45
Ballkani ka marrë barazim pa gola në ndeshjen e parë ndaj Connah’s Quay në kuadër të kualifikimeve për Conference League.
Skuadra kosovare nuk ka arritur të shënojë në stadiumin “Llanelian Road” në Uells, ku skuadra vendase po i zhvillon ndeshjet si nikoqire në një stadium tjetër, ndërsa gjithçka për sa i përket kualifikimit do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Kosovë.
Ndeshja ka qenë e luftuar dhe kryesisht është zhvilluar në mesfushë, me të dyja skuadrat që kanë pasur vështirësi për të krijuar raste të shumta shënimi.
Ballkani ka qenë skuadra që ka pasur më shumë kontroll të lojës, sidomos sa i përket posedimit të topit.
Pjesa e parë ka përfunduar pa gola, pavarësisht përpjekjeve të Ballkanit për të gjetur hapësira në mbrojtjen e skuadrës uellsiane.
Në dyzet e pesë minutat e para, skuadra nga Suhareka ka qenë më kërkuese dhe e ka mbajtur kontrollin e topit, por nuk ka arritur të konkretizojë.
Në pjesën e dytë, rrjedha e lojës ka mbetur e ngjashme. Ballkani ka vazhduar të ketë më shumë posedim, por Connah’s Quay është mbrojtur mirë dhe ka arritur ta ruajë portën e paprekur.
Me rezultatin 0:0, skuadrat mbeten të barabarta para ndeshjes së kthimit. Tani sa i takon se cili ekip do të kalojë në fazën tjetër do të vendoset në Kosovë

FC Malisheva mbetët pa kryekrytrajner, largohet kroati Brdariq
Kosova e dominon Austrinë, por nuk fiton
Kosova kalon në epërsi me Asllanin
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Austrisë
Kosova përballë Austrisë për të mbajtur gjallë ëndrrën për Ligën A
Kosova merr një pikë në udhëtim përballë Izraelit
Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Kosova nuk lejon fushatën e Serbisë në territorin e saj, Policia ndërhyn në Mitrovicë të Veriut për të ndaluar aktivitetin e Listës Serbe
Qeveria ndan 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet e cenueshme