Prishtinë, 8 korrik 2026 11:58
Federata e Volejbollit e Kosovës ka njoftuar se më 10 dhe 11 korrik 2026 do të organizojë Kampionatin e Kosovës në Beach Volley për kategorinë U20, në konkurrencën e femrave dhe meshkujve.
Garat do të zhvillohen në fushat e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë, ndërsa kampionati është i hapur për të gjithë lojtarët e regjistruar dhe të licencuar në FVK, të lindur në vitin 2007 ose më të rinj, të cilët kanë Federatën e origjinës FVK-në.
Afati i fundit për paraqitjen e ekipeve është 9 korriku 2026, deri në orën 14:00.
Federata ka bërë të ditur se të gjitha ekipet janë të obliguara të paraqiten me uniforma identike, të pajisura me numrat 1 dhe 2 në fanella. Ekipet që nuk i plotësojnë këto kushte nuk do të lejohen të marrin pjesë në garë.
Lexo po ashtu
Po ashtu, në rast se nga i njëjti klub paraqiten më shumë se dy çifte, ato do të zhvillojnë ndeshje eliminatore për të siguruar pjesëmarrjen në fazën kryesore të kampionatit.
Regjistrimi i ekipeve bëhet përmes formularit online të publikuar nga Federata e Volejbollit e Kosovës.
Ky kampionat pritet të mbledhë talentet më premtuese të volejbollit në rërë në Kosovë, të cilët do të garojnë për titullin e kampionit të Kosovës në kategorinë U20.

FC Malisheva mbetët pa kryekrytrajner, largohet kroati Brdariq
Kosova e dominon Austrinë, por nuk fiton
Kosova kalon në epërsi me Asllanin
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Austrisë
Kosova përballë Austrisë për të mbajtur gjallë ëndrrën për Ligën A
Kosova merr një pikë në udhëtim përballë Izraelit
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Serbia synon monopolin politik mbi serbët në Kosovë
Kurti uron Shiroka-Pulën: Do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel
Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara