Prishtinë, 6 korrik 2026 19:41
Policia e Kosovës nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka zhvilluar një operacion në Prishtinë, më 30 qershor 2026, si rezultat i të cilit janë sekuestuar asete me vlerë prej1 milion eurosh.
Lidhur me aksionin e sotëm kanë folur edhe nga Eurojust. Sipas tyre në këtë aksion janë përfshirë autoritetet franceze dhe ato italiane.
‘’Autoritetet franceze dhe italiane kanë vazhduar bashkëpunimin në kuadër të një hetimi ndaj një rrjeti ndërkombëtar të pastrimit të parave, i cili përdorte shufra ari për të legalizuar fitimet nga trafiku i drogës. Pas një operacioni fillestar, gjatë të cilit u sekuestruan 30 milionë euro, në një aksion të ri janë konfiskuar pasuri kriminale në vlerë prej 1 milion eurosh, nën koordinimin e Eurojust dhe Europol, në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës’’ thuhet fillimisht në komunikatë.
Më tutje thuhet se gjatë hetimit 10-mujor, autoritetet kanë konstatuar se të paktën 18 milionë euro janë pastruar përmes kësaj skeme.
Po ashtu bëhet e ditur se Eurojust dhe Europol kanë mbështetur hetimin që nga fillimi i tij në dhjetor të vitit 2024, duke luajtur rol kyç në identifikimin, gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive kriminale të shpërndara në vende të ndryshme.

27 nëntori, afati i Apelit, juristët skeptikë për ndryshimet ligjore
KPK-ja largon Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit
Nis eksporti i parë drejt Zvicrës pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Kosovë–EFTA
Kosovë–Kroaci, marrëveshje bashkëpunimi për dokumentet e luftës
Objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e UÇK-së
Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli
Kosova e dominon Austrinë, por nuk fiton
Kosova kalon në epërsi me Asllanin
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit nesër në 09:00
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Austrisë