Prishtinë 6 korrik 2026 18:29
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se po vazhdon mbikëqyrja e rregullt e projekteve infrastrukturore në terren, ndërsa punimet në urën që lidh Zhabarin me Gushacin po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë.
Sipas një njoftimi, gjatë inspektimit të realizuar sot, është konstatuar se punimet po avancojnë në përputhje me standardet e kërkuara të cilësisë dhe afatet e përcaktuara.
Sipas ministrisë, përfundimi i këtij projekti pritet të përmirësojë ndjeshëm sigurinë në qarkullim, të forcojë lidhjen ndërmjet dy zonave dhe t’u ofrojë qytetarëve qasje më të lehtë dhe më të sigurt.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e vazhdueshme të punimeve, me qëllim që projektet infrastrukturore të realizohen brenda afateve të parapara dhe në përputhje me standardet më të larta të ndërtimit.

27 nëntori, afati i Apelit, juristët skeptikë për ndryshimet ligjore
KPK-ja largon Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit
Nis eksporti i parë drejt Zvicrës pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Kosovë–EFTA
Kosovë–Kroaci, marrëveshje bashkëpunimi për dokumentet e luftës
Objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e UÇK-së
Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli
Kosova e dominon Austrinë, por nuk fiton
Kosova kalon në epërsi me Asllanin
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit nesër në 09:00
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Austrisë