Kllokot, 05 Korrik 2026 15:02
Për shkak të arrogancës së Listës Serbe, disa punonjës të arsimit nga Kllokoti u detyruan të paraqisnin ankesë për paga të papaguara për shkak të, siç pretendojnë vetë, pikëpamjeve politike që janë në kundërshtim me politikën e udhëhequr nga Lista Serbe.
Portali “Veritasinfo” transmeton deklaratën e tyre të paraqitur si ankesë:
“Arroganca dhe arbitrariteti i Kryetarit të Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq, dhe Drejtorit të Departamentit të Arsimit, Aca Nikoliq, vazhdojnë të ndikojnë tek punonjësit në territorin e Komunës së Kllokotit. Punëtorëve të shkollës “Ivan Brankoviq”, Zhivojin Mitroviq dhe Aleksandar Stojiljkoviq nuk iu dha paga për muajin qershor, ndërsa paga e punonjëses së së njëjtës shkollë, Ljiljana Stojkoviq, u ndalua për muajt janar dhe shkurt dhe më pas u ul me 150 euro pa asnjë shpjegim. Çdo ditë ne paraqiteshim rregullisht në punë dhe kryenim detyrat tona të punës. Prandaj pyesim nëse ata kanë pak ndërgjegje ndaj fëmijëve tanë të mitur, e në anën tjetër ata vetë marrin paga të dyfishta, si dhe gratë, djemtë dhe nuset e tyre! U kërkojmë të gjitha institucioneve kompetente të marrin masa kundër udhëheqësve arrogantë të komunës sonë”, thuhet në ankesën e punëtorëve arsimor Kllokot.


Kancelari Merz uron Kurtin për mandatin e ri
Qeveria miraton vendimin për nismën ligjore për Specialen
Mujanoviq: Alarm për të gjithë Evropën, Putin po përsërit narrativin e Millosheviq për “Serbinë e Madhe”
Kurti takoi Trumpin: SHBA-ja mik special i Kosovës
Kurti: Kërkova nga Von der Leyen anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane
Von der Leyen sot në Kosovë, pritet të takohet me Haxhiun e Kurtin
FSK e gatshme për situata komplekse operacionale dhe taktike
Gecaj: Tre vjet pas Banjskës, Kosova ka forcuar kapacitetet e sigurisë
FSK-ja rrit nivelin profesional, radhëve të saj i bashkohen oficerë të rinj të mjekësisë