Prishtinë, 5 korrik 2026 10:58
Avokati Arianit Koci, ka njoftuar se kosovari Avdi Memçaj është arrestuar më 20 maj në pikën kufitare në Merdarë dhe që nga atëherë gjendet në paraburgim në Serbi, nën dyshimin për nxitje të urrejtjes përmes rrjeteve sociale, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë se është kontaktuar nga familja për ta marrë përsipër rastin, derisa deri tani familja ka pasur frikë ta bëjë rastin publik.
Ai ka shtuar se i arrestuari jeton në Kroaci prej vitesh.
“Do ta shqyrtoj me seriozitet këtë rast dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet juridike që i lejon ligji për mbrojtjen e të drejtave të tij”, ka shkruar Koci.
Postimi i tij i plotë:
Që nga 20 maji në paraburgim në Serbi, nën dyshimin për nxitje të urrejtjes përmes rrjeteve sociale.
Avdi Memçaj është arrestuar më 20 maj në pikën kufitare në Merdarë dhe që nga ajo ditë ndodhet në paraburgim në Serbi, sipas informatave që më ka dhënë familja e tij.
Familja e tij më është drejtuar duke më kërkuar ta marr përsipër mbrojtjen e të drejtave të tij.
Sipas tyre, Avdi Memçaj prej vitesh jeton në Kroaci, ku është pronar i disa furrave të bukës.
Rastin nuk e kanë bërë publik deri më sot, sepse kanë pasë frikë se kjo mund të kishte pasoja si për Avdi Memçajn, ashtu edhe për familjen e tij, pasi shpesh kalojnë përmes Serbisë për të ardhur në Kosovë.
Do ta shqyrtoj me seriozitet këtë rast dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet juridike që i lejon ligji për mbrojtjen e të drejtave të tij.
Pres edhe nga institucionet e Republikës së Kosovës që këtij rasti t’i kushtojnë vëmendjen e duhur dhe të ofrojnë mbështetjen e nevojshme për mbrojtjen e të drejtave të Avdi Memçajt.
Ky rast ma rikujtoi edhe një shqetësim tjetër.
Kohëve të fundit kam marrë gjithnjë e më shumë informata për ndalimin e shtetasve të Republikës së Kosovës gjatë kalimit nëpër Serbi. Në disa raste më është raportuar se u është kontrolluar edhe përmbajtja e telefonave mobilë.
U bëj thirrje qytetarëve që, nëse përballen me situata të tilla, t’i njoftojnë institucionet e Republikës së Kosovës dhe, sipas nevojës, të kërkojnë ndihmë juridike.

KPK-ja largon Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit
Nis eksporti i parë drejt Zvicrës pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Kosovë–EFTA
Kosovë–Kroaci, marrëveshje bashkëpunimi për dokumentet e luftës
Objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e UÇK-së
Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli
1 tetori i protestave: Dikur rezistencë, sot thirrje për liri
FSK e gatshme për situata komplekse operacionale dhe taktike
Kancelari Merz uron Kurtin për mandatin e ri
Gecaj: Tre vjet pas Banjskës, Kosova ka forcuar kapacitetet e sigurisë
FSK-ja rrit nivelin profesional, radhëve të saj i bashkohen oficerë të rinj të mjekësisë