Prishtinë, 4 korrik 2026 20:37
Osman Selmani është arrestuar nga autoritetet serbe gjatë së dielës, në Serbi, nën dyshimet për krime lufte ndaj popullatës serbe në Sofali të Prishtinës.
Familja e tij, i mohon këto akuza, duke thënë se gjatë asaj periudhe nuk ishin në Kosovë.
Ai akuzohet nga autoritetet e Serbisë për vrasjen e çiftit civil Vladimir dhe Persa Stanisavljević në fshatin Sofali të Prishtinës.
Por data kur pretendohet se ka ndodhur krimi, ishte më 14 qershor 1999, atë kohë sipas familjarëve, Osman Selmani nuk ndodhej në Kosovë dhe se shtëpitë e tyre në Sofali të Prishtinës ishin djegur nga ushtria serbe.
“Me 23 maj ne e kemi kaluar pikën kufitare në Shkup në Elez Han, ata na kanë identifikuar kur kemi kaluar në pjesën maqedonase, prindi deri më 20 qershor ka qenë në territorin e Maqedonisë”, thotë familjar Arben Selmani.
Sipas familjes, Selmani kishte shkuar disa herë në Metvegjë, pasi ata vinin nga ai qytet, ndërsa për ndalimin e tij janë njoftuar nga një kalimtar rasti.
“Prindi im është shkuar në Banjskë të Jarinës të dielën dhe duke u kthyer të mërkurën në orën 17 është ndalur në pikën kufitare në Mutivodë në anën serbe, një kalimtar i rastit që e ka kaluar kufirin më ka lajmëruar ku më ka thënë që prindin tuaj e kanë ndalur në pikën kufitare”
Po ashtu, familja thotë se ai nuk ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Jo, kurrë nuk ka qenë, me sa e di unë, kurrë në jetë armë nuk ka pasur në dorë, pra nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së”, tha Selami.
Se Osman Selmani nuk figuron si pjesëtar i UÇK-së e kanë konfirmuar edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës.
“Regjistrat tanë zyrtarë janë të qartë: Osman Selmani nuk figuron në bazën e të dhënave të OVL-UÇK-së si veteran i UÇK-së. Lidhja e tij me UÇK-në është e pabazë dhe e motivuar politikisht, asgjë më tepër”, njoftojnë nga OVL.
Ndërkohë, gjatë kësaj të shtuneje pritet që Gjykata e Lartë në Beograd të marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh

Serbia vazhdon arrestimin e qytetarëve të Kosovës, thirrje mërgimtarëve ta shmangin kalimin
Familjet e personave të zhdukur: Plagët e luftës mbeten të hapura
Jarinjë: Dogana parandalon kontrabandimin e mbi 7 mijë produkteve farmaceutike
Në Krushevac të Serbisë vendosën posterë me mesazhin “Mos blini nga shqiptarët”
Stojkoviç: Vuçiq ishte në dijeni të planit për sulmin në Banjskë
Kurti: SHBA frymëzim i përhershëm për liri dhe vetëvendosje
Dardanët e rinj startojnë me fitore në EuroBasket Division C